Ambasada e SHBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim, luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

15:05 | 31 Mars 2026
ambasada-e-shba-se-mesazh-lojtareve:-te-gjithe-ne-po-ju-mbeshtesim,-luani-fort-dhe-bejeni-kosoven-krenare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi që tregojnë atmosferën e ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që luhet sonte në Prishtinë.

Në njërën prej fotografive shihet E Ngarkuara me Punë e Ambasadës në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës në futboll.

Në prag të ndeshjes finale të play-offit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, Ambasada Amerikane shpreh mbështetjen për futbollistët kosovarë me një mesazh të veçantë.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/1330764825749234?ref=embed_post

Komento: