
Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka njoftuar se mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve për shkak të bllokimit të disa rrugëve.
“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!”, thuhet në njoftim.
Këto ndryshime vijnë nga qarkullimi i madh i automjeteve për shkak të ndeshjes së madhe Kosovë-Turqi e cila luhet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.