
Komentatori Arben Berisha, i cili do ta komentojë ndeshjen Kosovë-Turqi, ka emocionuar me postmin e tij.
Berisha ka thënë se ka parë lojtarë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të ngrejnë trofe me kombëtaret e tyre, por s’do të donte asgjë më shumë sesa ta shihte Kosovën në Kupën e Botës.
“Kam komentu shumë finale të kampionateve botërore, finale të kampionateve evropiane, finale të ligës së kampioneve e shumë finale tjera, por asnjë në jetën time nuk e ka rëndësinë e finales së vendit tim”, ka shkruar ai.
“Kam parë me sy Messin e Ronaldon duke ngritur trofe me kombëtaret e tyre, por asgjë s’do të doja më shumë se sa ta shihja vendin tim në Kampionat botëror”.