Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’kanë mundur të sigurojnë bileta

20:40 | 31 Mars 2026
perparim-rama-tregon-ku-mund-ta-ndjekin-ndeshjen-ata-qe-s’kane-mundur-te-sigurojne-bileta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Komuna e Prishtinës bashkë me “KD Events” për ndeshjen Kosovë-Turqi do të ketë tri pika ku mund të ndiqen ndeshjet.

Rama tha se ata që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta në stadiumin Fadil Vokrri, mund ta shikojnë ndeshjen në tri ekrane, një në sheshin “Zahir Pajaziti”, sheshin “Skenderbeu” apo në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

“Të gjithë ata që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta në Stadiumin “Fadil Vokrri” Kryeqyteti , në bashkëpunim me KD Events, ka organizuar tri pika me ekrane të mëdha për ta ndjekur ndeshjen së bashku: Sheshi Zahir Pajazit.  Sheshi Skënderbeu. Pallati i Rinisë dhe Sporteve”, ka shkruar Rama.

Komento: