Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

09:25 | 01 Prill 2026
sulmoi-tre-zyrtar-policor-ne-stacion,-qytetari-dergohet-ne-mbajtje

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar tjetër.

I njëjti ka sulmuar brenda stacionit tre zyrtarë policorë.

Zyrtarët policorë ashtu edhe dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Pasi është dërguar në stacion policor një person i dyshuar mashkull kosovar, është paraqitur edhe një i dyshuar tjetër i cili ka sulmuar tre zyrtarë policorë. Lidhur me rastin zyrtarët policorë dhe dy të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit që të dy janë dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

Komento: