Muriqi: Do të dëshiroja ta udhëhiqja ekipin në Amerikë, por ndonjëherë fati nuk të përcjell

10:20 | 01 Prill 2026
muriqi:-do-te-deshiroja-ta-udhehiqja-ekipin-ne-amerike,-por-ndonjehere-fati-nuk-te-percjell

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se është krenar që është pjesë e Kombëtares.

Madje, ai tha se do të dëshironte shumë që ta udhëhiqte ekipin në Amerikë, duke shtuar se fati ndonjëherë nuk të përcjell.

Këto komenti Muriqi i bëri, pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani e dekori Kombëtaren e Kosovës, me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Kështu që, po shpresojmë në të ardhmen se kemi një gjeneratë shumë të mirë, një gjeneratë e artë po vjen, akoma nuk e kemi arritur gjeneratën e artë. Unë jam shumë krenar me veten që jam pjesë e stafit të Kosovës. Si Kapiten i Kosovës – kisha pasë shumë, shumë dëshirë me e udhëheq ekipin në Amerikë, por ja, ndonjëherë fati nuk të përcjell. Kështu që, ju falënderoj të gjithëve, në emër të ekipit, edhe shpresoj që tjetrën radhë do të jemi në një kualifikim Evropian ose Botëror”, tha Muriqi./Ekonomia Online

Komento: