
Një incident i rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në fshatin Dranoc, të Komunës së Deçanit ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi 11-vjeçar, duke shkaktuar shqetësim të madh tek prindërit dhe komuniteti lokal, shkruan Projekti.
Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur para shkollës, ndërsa motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.
Nxënësi ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Prokuria e ka konfirmuar rastin, duke pohuar se i dyshuari është identifikuar dhe ndaluar për 48 orë, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit.
Autoritetet kompetente janë duke vazhduar hetimet, ndërsa pritet që ndaj të dyshuarit të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.