Murati beson se Kurti është në kontakt me partitë politike për të biseduar rreth çështjes së presidentit

14:40 | 01 Prill 2026
murati-beson-se-kurti-eshte-ne-kontakt-me-partite-politike-per-te-biseduar-rreth-ceshtjes-se-presidentit

Ministri i financave, Hekuran Murati tha se kryeministri Albin Kurti është në kontakt me partitë politike për të biseduar për çështjen e presidentit.

Murati pas komisionit për buxhet tha se do të ketë njoftim për takimet.

“Besoj që kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të ketë njoftim”, tha Murati.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kohë Kuvendit të Kosovës 34 ditë për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Komento: