
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur në Zubin Potok.
Sipas Policisë, njëri nga ta ka kërkuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Zubin Potok 31.03.2026-15:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF, pasi që dyshohet se ishte përleshur fizikisht me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.