Replika në Kuvend, Zemaj ia përmend Martin Berishajn, Rizvanolli thotë se njerëzit e VV’së s’kanë lidhje me kompani të tregtimit të rrymës

13:30 | 02 Prill 2026
replika-ne-kuvend,-zemaj-ia-permend-martin-berishajn,-rizvanolli-thote-se-njerezit-e-vv’se-s’kane-lidhje-me-kompani-te-tregtimit-te-rrymes

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka replikuar në Kuvendin e Kosovës me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, për temën e importit të energjisë elektrike.

Zemaj ka pyetur Rizvanollin nëse mund ta mohojë që Martin Berishaj ma marrë miliona euro nga tregtia me rrymë dhe ka përmendur edhe gjyqin që po zhvillohet ndaj Nagip Krasniqit.

“Tu ka arrestu Nagip Krasniqi në vitin 2023 nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të tenderëve. Cka ka të pavërtetë. A mundesh me mohu që ka tërheq miliona Martin Berishaj edhe nuk osht nën hetim. Cila është e pavërteta”, ka thënë Zemaj.

“Një kompani e vetme t’i  ka marrë afër 300 milionë për rrymë elektrike”, ka thënë Zemaj.

Rizvanolli ka thënë se është folur shumër për lidhje të njerëzve të Qeverisë Kurti dhe të LVV-së me kompani që tregtojnë rrymë, megjithatë sipas saj një gjë e tillë s’është e vërtetë.

Lidhur me gjyqin ndaj Krasniqit, Rizvanolli ka thënë se është rast që po gjykohet dhe se s’dëshiron të komentojë./Express/

Komento: