Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

18:00 | 02 Prill 2026
citaku-i-drejtohet-kurtit:-kush-ka-marre-para-nga-serbia-albin,-nxirri-emrat,-nxirri-faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka cilësuar si të ‘’papranueshme dhe skandaloze’’, sulmet e kryeministrit Albin Kurti drejtuar mediave, ditën e sotme nga kuvendi i Kosovës.

Çitaku ka vlerësuar se deklaratat e Kurtit janë përpjekje, për të ‘’hedhur mjegull’’, si dhe ‘’për të shmangur përgjegjësinë’’.

‘’Një njeri që mban në pushtet Martin Berishajn, për të cilin janë publikuar fakte për afera milionëshe me GEN-in serb, dhe vazhdon ta mbajë ambasador, nuk ka as kredibilitet moral dhe as të drejtë të sulmojë të tjerët’’, ka shkruar Çitaku.

Postimi:

Skandaloze dhe e papranueshme deklarata dhe sulmet e Albin Kurtit sot nga foltorja e Kuvendit kundër mediave.

Një njeri që ka pasur pushtet pothuajse absolut në Kosovë për gati gjashtë vite, del dhe hedh akuza të rënda, duke pretenduar se media kanë marrë para nga Serbia.

Kjo është përpjekje për të hedhur mjegull dhe për të shmangur përgjegjësinë.

Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet.

Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara kundër mediave të lira.

Një njeri që mban në pushtet Martin Berishajn, për të cilin janë publikuar fakte për afera milionëshe me GEN-in serb, dhe vazhdon ta mbajë ambasador, nuk ka as kredibilitet moral dhe as të drejtë të sulmojë të tjerët.

Ndërkohë, atij që përhap narracione të UDB-së për masakrën e Dubravës, i financohen botime dhe i promovohen nëpër sheshe e ambasada.

Boll më.

https://www.facebook.com/vlora.citaku.15712/posts/916271004367149?ref=embed_post

Komento: