Ganimete Musliu kërkon nga Prokuroria ta ftojë për intervistim Kurtin dhe Nagavcin, pas akuzave se mediat punojnë për Serbinë

18:00 | 02 Prill 2026
ganimete-musliu-kerkon-nga-prokuroria-ta-ftoje-per-intervistim-kurtin-dhe-nagavcin,-pas-akuzave-se-mediat-punojne-per-serbine

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga Prokuroria ta intervistojnë Albin Kurtin e Arbërie Nagavcin.

Kjo pas akuzave se disa media punojnë për Serbinë.

Postimi:

Shteti i së drejtës nuk ndërtohet mbi deklarata të përgjithshme dhe me propagande, por ndërtohet mbi fakte dhe përgjegjësi.

Prokuroria duhet të veprojë pa hezitim: të ftojë për intervistim Albin Kurtin dhe Arbërie Nagavcin për deklaratat e tyre publike.

Kur hidhen akuza për financim të mediave nga burime të dyshimta, opinioni publik ka të drejtë dhe duhet ta të dijë të vërtetën.

Kush janë këto media? Nga kush financohen? Cilat janë provat?

Nëse ka fakte, ato duhet të dalin në dritë. Nëse jo, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për deklarata që cenojnë besimin në media dhe në institucionet e vendit.

E vërteta nuk mund të mbetet peng i fjalëve, ajo duhet të mbështetet në prova.

Komento: