Dëmi rreth 3 milionë euro: Policia arreston një person për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

21:55 | 02 Prill 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se B.L, në bashkëveprim me persona të tjerë, kanë kryer veprat në fjalë. Ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të identifikimit hde certifikatën e pronës së palës ankuese, ku kanë arritur të tjetërsojnë në mënyrë të kundërligjshme një pronë me vlerë rreth tre milionë euro në komunën e Ferizajt.

Të njëjtën, ata më pas e kishin shitur.

“Ekziston dyshimi i bazuar se personat e dyshuar, duke falsifikuar dokumentet e identifikimit dhe certifikatën e pronës së palës ankuese, kanë arritur të tjetërsojnë në mënyrë të kundërligjshme pronën e tij me sipërfaqe prej shtatë hektarësh në vlerë të përafërt të tregut rreth Tre (3) milion euro e cila gjendet në komunën e Ferizajt, të cilën më pas e kanë parcelizuar dhe shitur personave të tretë.

Në bazë të urdhrit për kontroll, është kryer bastisje në një lokacion, ku janë gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë.

Lidhur me këtë rast, me datën 19 shkurt 2026 Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje edhe katër persona tjerë të cilët në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprat e lartcekura” – thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1250880083918914?ref=embed_post

Komento: