Miratohet projektligji për Shtetësinë, Sveçla thotë se krijon lehtësira edhe për diasporën

11:05 | 03 Prill 2026
miratohet-projektligji-per-shtetesine,-svecla-thote-se-krijon-lehtesira-edhe-per-diasporen

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla prezantoi Projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, deklaroi ministri.

Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim.

Komento: