Vitia jep detaje për projektligjin për Sigurime Shëndetësore

12:00 | 03 Prill 2026
vitia-jep-detaje-per-projektligjin-per-sigurime-shendetesore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka dhënë detaje për projektligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Ai, tha se për këtë ligj janë analizuar e studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe janë marrë parasysh gjithashtu rrethanat ekonomike e sociale në Kosovë.

“Sot kaloi në Qeveri, për t’u proceduar sa më shpejt në Kuvendin e Republikës. Është analizuar e studiuar, janë studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare, por duke marrë parasysh edhe realitetin tonë ekonomik e social. Jam i lumtur që pas një dekade ky ligj po e merr formën e vetë, të rrugëtimit të tij në Parlament, me shpresën që të miratohet sa më shpejt”, tha Vitia.

Vitia tregoi se ky ligj përfshinë të gjithë popullatën.

“Ligji përfshinë të gjithë popullatën. Synimi është për qasje universale. Me këtë ligj do të përshpejtohet arritja e mbulimit shëndetësor universal, që të përmirësohet mirëqenia dhe shëndeti, duke zvogëluar varfërinë dhe pabarazinë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Vitia.

Komento: