
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore për mërgimtarin Daut Hetemi pas ofendimit ndaj vëllait të tij, Ramush Haradinaj.
”Do të kujtohet si vrasës i pasluftës, haraqegji, hajn e i pafytyrë”, thuhet në komentin e mërgimtarit.
Këtë akuzë të rëndë të Hetemit, Haradinaj e quajti shpifje të ulët, teksa tha se s’do të ketë kompromis para drejtësisë.
“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn.
Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, tha Haradinaj.