“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

17:20 | 03 Prill 2026
“mungon-edhe-vv-ja,-edhe-lista-serbe”,-gola-ia-ndal-mikrofonin-rrahmanit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar njëjtë si Lista Serbe duke munguar në seancën e jashtëzakonshme për naftën.

Ai akuzoi VV-në për bashkëpunim me ta, por nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, kërkoi që Rrahmani të vazhdonte të fliste për temën për të cilin qe mbledhur Parlamenti.

“Mungesa sot për të diskutu për çmimin e për çmimet, për inflacionin, për jetën e qytetarit është mungesë edhe e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe e Listës Serbe”, tha Rrahmani.

Teksa Rrahmani vazhdoi të flasë, Gola kërkoi që atij t’i ndalej fjala dhe të mbetej në temë.

Komento: