Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake me Turqinë, 200 milion lira turke për Kosovën

17:45 | 03 Prill 2026
miratohet-nisma-per-lidhjen-e-marreveshjes-financiare-ushtarake-me-turqine,-200-milion-lira-turke-per-kosoven

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200 milionë lira turke.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se këto mjete janë të destinuara për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai

Komento: