Kurti për inflacionin: Anijet s’janë me qymyr por me naftë në Ngushticën e Hormuzit

19:00 | 03 Prill 2026
kurti-per-inflacionin:-anijet-s’jane-me-qymyr-por-me-nafte-ne-ngushticen-e-hormuzit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për kritikat lidhur me inflacionin, ka mohuar se kjo është për faj të qeverisë.

Ai ka thënë se inflacioni është i ‘’importuar e nuk është burimor’.

‘‘Inflacioni është i importuar, nuk është burimor. Nëse do të ishte burimor ne do të mbanim kryekëput përgjegjësi. Por infalcioni është i importuar. Dhe kjo ndodh për shkak se, në Ngushticën e Hormuzit, anijet nuk janë me qymyr por janë me naftë. E qysh e dini gjithë ju, Kosova nuk ka burime të naftës.’’, ka thënë ai.

Komento: