
Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me çmimet e larta të derivateve të naftës është bartur për në seancën e ardhme parlamentare për votim.
Kjo u bë për shkak të mungesës së kuorumit, ku të pranishëm ishin vetëm 27 deputetë.
Ndryshe, kërkesa e opozitës për heqje të TVSH’së dhe akcizës për këto derivate, është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dhe lideri i saj, Albin Kurti.