Pak orë para dorëzimit të mandatit, Osmani: Këto pesë vite ishin rrugëtimi ynë i përbashkët

12:40 | 04 Prill 2026
pak-ore-para-dorezimit-te-mandatit,-osmani:-keto-pese-vite-ishin-rrugetimi-yne-i-perbashket

Edhe pak orë e ndajnë Vjosa Osmanin nga përfundimi i mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Me këtë rast, ajo ka ndarë një mesazh përmes një videoje në “>Facebook, ku ka shkruar mbi pesë vitet në krye të shtetit dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani

Komento: