
Është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte në Kaçanik.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se, i dyshuari A.D është arrestuar me urdhër të prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimet për ‘’krime lufte kundër popullsisë civile’’.
Njoftimi:
Komunikatë e përbashkët me Policinë e Kosovës
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
Prishtinë, 04 prill 2026 – Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimn e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.