Çështja e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen të hënën

16:00 | 04 Prill 2026
ceshtja-e-presidentit,-kurti-dhe-abdixhiku-pritet-te-takohen-te-henen

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, gjersa pritet të ketë edhe takime mes liderëve partiakë në përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Tashmë po kalojnë ditët pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 25 mars 2026. Me këtë vendim, Kushtetuesja ka dhënë 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit.

Takime pritet të ketë javën e ardhshme, saktësisht të hënën. Mediat kuptojnë se  kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi pritet të mbahet në ora 11:00, në Kuvend.  Ndryshe, sot presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin, duke ia dorëzuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.  Ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet sot, në ora 16:00. /Telegrafi/

Komento: