
Një shtetase e huaj ka përfunduar në pranga në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka tentuar të kalojë kontrollin kufitar me dokument udhëtimi të falsifikuar.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar më 4 prill 2026, rreth orës 18:45, në pjesën e daljes së aeroportit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pasaporta e dyshuar si e falsifikuar është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është arrestuar. Me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.