Albulena Haxhiu për Masakrën e Rezallës: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

10:40 | 05 Prill 2026
albulena-haxhiu-per-masakren-e-rezalles:-krimet-e-serbise-nuk-do-te-harrohen-kurre

Ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, bashkë edhe me një delegacion nga Kuvendi dhe kabineti qeveritar kanë bërë homazhe në nderim të viktimave të Masakrës së Rezallës.

Pas homazheve, Haxhiu deklaroi se krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë.

“Djem e burra, nga mosha 13 e deri në 90 vjeç u ndanë nga familjet e tyre, u plaçkitën, u nxorën dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe më pas u pushkatuan. Por, kjo nuk i mjaftoi regjimit të Serbisë, trupat e tyre i rrëmbyen dhe me trupat e tyre hapën varre masive në Serbi. Qëllimi ishte që t’i fshehin gjurmët e krimit gjenocidal. Por, gjurmët e krimit nuk do të fshihen kurrë e krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë. Ato do të mbahen mend gjatë e përherë në kujtesën e familjarëve të tyre, por edhe në kujtesën tonë kolektive”, deklaroi ajo para mediave transmeton Klankosova.tv.

Sot shënohet 27 vjetori i kësaj ngjarje të kobshme ku nga forcat serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, ku 44 prej tyre ishin munduar që t’i zhduknin e veç 3 persona kanë shpëtuar.

Kjo Masakër si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Komento: