
Pas përfundimit të mandatit të saj si Presidente e Kosovës, ka ardhur reagimi i parë i Vjosa Osmanit.
Ish-presidentja ka ndarë një fotografi përmes së cilës ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
“Për shumë mot Pashkët, të dashur vëllezër e motra!”, ka uruar Osmani.
Kujtojmë se Osmani dje i ka dorëzuar detyrën e presidentes, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila do ta ushtroj këtë post përkohësisht.
Në përfundim të mandatit, Osmani falënderoi të gjithë qytetarët dhe kolegët për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke shprehur shpresën për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1485321572952377&set=a.274428680708345&locale=sq_AL