Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

22:05 | 05 Prill 2026
podujeve:-aksident-mes-nje-automjeti-dhe-motociklete,-tre-persona-te-lenduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Llugë të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku si pasojë tre perosna kanë mbetur të lënduar.

Lajmin per  Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tregoi se në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë ajo

Komento: