AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

12:00 | 06 Prill 2026
aak-perkrah-protesten-e-studenteve-shqiptare-ne-maqedonine-e-veriut

leanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar duke mbështetur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në reagimin e saj, AAK e cilëson këtë kërkesë si legjitime dhe në përputhje me të drejtat themelore të studentëve shqiptarë. Partia thekson se përdorimi i gjuhës amtare në arsim është një e drejtë e garantuar dhe thelbësore për barazi.

AAK u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut që të reagojnë pa vonesë dhe të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke respektuar të drejtat e shqiptarëve të përcaktuara edhe me Kushtetutë.

Komento: