
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se po përpiqen të bëjnë zgjidhje për çështjen e presidentit.
“Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje deri sa jemi në takime. Nëse s’bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme zgjedhjet janë të pashmangshme.
“Çdo marrëveshje që siguron kuorumin për presidentin e ardhshëm është e mirëseardhur. Për këtë duhet pasur diskutime me të gjitha partitë. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë. Siç e dini tri pozita nuk mund ti takojnë një partie politike”, ka thënë Adixhiku pas takimit./EO