Abdixhiku del nga takimi me Kurtin, s’ka marrëveshje

13:40 | 06 Prill 2026
abdixhiku-del-nga-takimi-me-kurtin,-s’ka-marreveshje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është prononcuar për media pas takimit me kreun e Qeverisë, Albin Kurtin, lidhur me çështjen e presidentit.

Abdixhiku ka bërë të ditur se nuk ka ende marrëveshje për çështjen e presidentit. Sipas kreut të LDK’së, ekziston një përpjekje që të arrihet një marrëveshje në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“Momentalisht nuk ka ndonjë ndryshim, janë dy kandidatë të Vetëvendosjes po perpiqemi që të arrijmë një marrëveshje përmes takimeve që vendi të mos shkojë në zgjedhje nëse sdo të ketë takime atëherë vendi shkon në zgjedhje automatikisht”, deklaroi Abdixhiku.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun.

Komento: