​Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

08:20 | 07 Prill 2026
​botohet-romani-dokumentar-ne-perkujtim-te-viktimave-te-poklekut-te-vjeter

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, ka vendosur që për 27-vjetorin e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në fshatin Poklek i Vjetër, të botojë romanin dokumentar “Revolta e Syzifit”, të autorit Bardhyl Mahmuti.

Romanit i kushtohet njërit nga krimet me të tmerrshme të zbatimit të gjenocidit gjatë luftës së viteve 1998-1999, që forcat e armatosura serbe kanë kryer më 17 prillit 1999 në Poklek të Vjetër të komunës së Drenasit.

Përurimi i këtij romani do të bëhet më 17 prill 2026, në Drenas, ndërkaq më 18 prill, në Prishtinë.

Në të njëjtën kohë Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” shpreh mirënjohjen e saj për donatorët që me kontributet e tyre na mundësuan botimin e këtij romani.

Komento: