Shtetases nga Shqipëria i vidhen bizhuteri e stoli ari në banesë

09:25 | 07 Prill 2026
shtetases-nga-shqiperia-i-vidhen-bizhuteri-e-stoli-ari-ne-banese

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se hajnat kanë hyrë në banesën e saj në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, asaj i janë vjedhur bizhuteri e stoli ari.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë  06.04.2026 – NN. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se në banesën e saj është kryer vjedhje. Sipas viktimës nga banesa i ishin vjedhur bizhuteri, stoli ari dhe një palë syza. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Komento: