Ky është personi që dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri

14:51 | 07 Prill 2026

Një rast i rëndë ka ndodhur sot paradite, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Siç mëson Sinjali, ngjarja është raportuar më 7 prill 2026 rreth orës 11:20, kur Policia ka pranuar informatë për një rast të dyshuar të vetëvrasjes.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas konfirmimit nga ekipi emergjent, personi i gjetur në lokacion ka qenë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes, siç mëson Sinjali, është gjetur edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Viktima është identifikuar si Naim Kajtazi rreth 68 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante policore, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Komento: