
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 7 prill 2026 rreth orës 10:00, kur dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë hasur duke shpërndarë dokumente të ndryshme në shërbim të postës së Serbisë.
Gjatë kontrollit të realizuar në banesat e tyre, autoritetet kanë sekuestruar dokumente të ndryshme, të cilat, sipas policisë, shërbejnë si dëshmi se të dyshuarit ushtronin veprimtari si postierë të postës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.