
Një rast i dyshuar për sulm seksual është raportuar më 7 prill 2025 në Stacionin Policor në Gjakova, ku një nënë së bashku me vajzën e saj të mitur kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi që dyshohet se e mitura u sulmua seksualisht nga babai.
Lidhur me rastin ka folur zëdhënësja e Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari është një person madhor, anëtar i ngushtë i familjes.
Sipas saj, për të siguruar trajtim të kujdesshëm të të miturës, ajo është intervistuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të një zyrtareje nga Qendra për Punë Sociale.
Krasniqi ka njoftuar se policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin.
“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulm seksual’”, ka deklaruar ajo.