
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në raport bëhet e ditur se një punëtor i fabrikës ka marrë trajtim mjekësor për shkak të problemeve me frymëmarrje si pasojë e tymit.
‘’INCIDENT ZJARRI
Fsh. Mushnikovë, Prizren 07.04.2026 – 03:00. Raportohet se si pasojë e një zjarri në një fabrikë për prodhimin e stiroporit, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë shuar zjarrin. Një person, punëtor i fabrikës, ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të problemeve me frymëmarrjen si pasojë e tymit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, ka njoftuar Policia.