Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania zhvillojnë trajnim për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Kosovë

09:40 | 08 Prill 2026
ushtare-nga-austria,-italia-dhe-rumania-zhvillojne-trajnim-per-asgjesimin-e-mjeteve-shperthyese-ne-kosove

KFOR thotë se ushtrimi i përbashkët u realizua duke respektuar standardet e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit, në kuadër të përkushtimit për një Kosovë më të sigurt

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, si pjesë e aktiviteteve të rregullta të trajnimit në terren, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, gjatë këtij ushtrimi janë ndjekur me përpikëri procedurat e nevojshme të sigurisë, si dhe standardet për mbrojtjen e mjedisit, me qëllim që operacionet e tilla të kryhen në mënyrë profesionale dhe të kontrolluar.

KFOR thekson se ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të garantuar stabilitet dhe siguri në Kosovë, duke rritur gatishmërinë operacionale të trupave të saj.

“Ky aktivitet i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.

Misioni i KFOR-it vazhdon të luajë rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet lokale dhe ndërkombëtare.

Komento: