Detaje nga rasti në Skenderaj: Babai e gjeti djalin të asfiksuar, pa shenja jete

09:50 | 08 Prill 2026
detaje-nga-rasti-ne-skenderaj:-babai-e-gjeti-djalin-te-asfiksuar,-pa-shenja-jete

Një person e ka humbur jetën në Llaushë të Skenderajt. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e një zjarri atje.

Derisa sot, bëhet e ditur se një burrë ka njoftuar se e ka gjetur djalin e tij të asfiksuar dhe pa shenja jete.

Sipas ankuesit, i biri ishte me të meta mendore.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Komento: