
Dy vende arabe aleate të SHBA-së raportuan sulme nga Irani me dronë dhe raketa mëngjesin e sotëm, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.
Kuvajti deklaroi se dronët iranianë shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e naftës, energjisë dhe ujit, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe, mbrojtja ajrore është aktivizuar për të përballuar sulmet raporton CNN.
Sipas mediave shtetërore iraniane, sulmet erdhën si përgjigje ndaj goditjeve mbi infrastrukturën energjetike të Iranit. Ndërkohë, Garda Islamike Revolucionare deklaroi se do ta respektojë armëpushimin, por paralajmëroi SHBA-në se “gishti është ende në këmbëz”.