U.D Presidentja Haxhiu takon deputetin Shaip Kamberi dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani

16:25 | 08 Prill 2026
u.d-presidentja-haxhiu-takon-deputetin-shaip-kamberi-dhe-kryetaren-e-presheves,-ardita-sinani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës Shaip Kamberi, si dhe Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion përfaqësues nga Lugina.

Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme institucionale për Luginën e Preshevës në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin institucional, me theks të veçantë në përkrahjen për studentët dhe specializantët.

Po ashtu, bashkëbiseduesit trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe rolin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. Ndër çështjet kryesore të ngritura ishin pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i qasjes në fonde, të cilat vazhdojnë të mbeten shqetësime serioze.

Në përfundim, palët u dakorduan për vazhdimin e angazhimit institucional me qëllim adresimin e këtyre sfidave dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Komento: