Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

09:45 | 09 Prill 2026
gjeti-nje-mjet-shperthyes-duke-punuar-ne-nje-shtepi-ne-rahovec,-aktivizohet-fsk-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me ç’rast qytetari menjëherë i është drejtuar Policisë së Kosovës.

Sipas raportit policor, është siguruar vendi i ngjarjes dhe më pas nga njësiti i deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është bërë shpërthimi i mjetit.

“Rahovec / 08.04.2026 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë punimeve në një shtëpi, ka has në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa incidente.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Komento: