Haradinaj për vdekjen e Hasanmetajt: Do të mbahet mend si luftëtar i dalluar me përkushtim të jashtëzakonshëm

10:45 | 09 Prill 2026
haradinaj-per-vdekjen-e-hasanmetajt:-do-te-mbahet-mend-si-luftetar-i-dalluar-me-perkushtim-te-jashtezakonshem

Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në Deçan ku një punëtor ka humbur jetën.

Viktima është Xhevat Hasanmetaj.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj.

Sipas tij, Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj.

Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë.

U prehtë në paqe!

Komento: