
Një person, i cili ka qenë i dyshuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, ka dorëzuar, të mërkurën, 7 armë te forcat e rendit, në Skenderaj.
Ai e ka bërë këtë disa ditë pasi policia kishte bërë një kontroll në shtëpinë e tij, ku ishin gjetur e konfiskuar, po ashtu, dy pistoleta pneumatike dhe një pushkë ajrore pa leje. Pas bastisjes që ishte kryer në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, më 2 prill, i njëjti ishte liruar në procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari nuk është ndaluar në mbajtje as të mërkurën, kur dorëzoi shtatë armë të reja, për të cilat policia nuk tregoi se çfarë ishin.