
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje.
Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G , dyshohet se është përfshirë në raste të vjedhjes, dhe, vjedhjes së rëndë, dhe se gjatë ndalimit të tij, në trup i është gjetur kokainë.
‘’Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me rastet në fjalë. I dyshuari, gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer disa vjedhje në markete dhe vetura. Ndaj tij, me vendim të prokurorit kujdestar, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, thuhet në njoftimin e Policisë.