Raportimet se ambasadori maqedonas ka shkaktuar aksident në Rusi i dehur, Mickoski: Nuk disponoj informacione

16:20 | 09 Prill 2026
raportimet-se-ambasadori-maqedonas-ka-shkaktuar-aksident-ne-rusi-i-dehur,-mickoski:-nuk-disponoj-informacione

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk disponon informacione të detajuara lidhur me rastin e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Moskë, për të cilin mediat ruse raportuan se kishte shkaktuar aksident, ndërkohë që ishte i dehur. Mickoski na drejtoi te ministria kompetente.

“Ndoshta më shumë detaje mund të thotë ministria e punëve të jashtme dhe politikë të jashtme, unë nuk kam detaje, nga ajo që e di është ajo që e kam lexuar në media”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ministria e Jashtme thotë se ka kërkuar informacione të plota dhe të detajuara lidhur me ngjarjen konkrete, pas çka do të vendoset për veprimet e mëtejshme.

“Pas verifikimit të të gjitha fakteve relevante, do të merret një vendim adekuat për veprimet e mëtejshme. Publiku do të informohet në kohë për të gjitha hapat e ardhshëm”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

*Pas verifikimit të fakteve, do të merret vendim adekuat për veprimet e mëtejshme

Mediat ruse, duke cituar portalin serb Pravda kanë raportuar se Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Rusi Nenad Kolev ka shkaktuar një aksident trafiku në Moskë me një automjet zyrtar nën ndikimin e alkoolit. Shkrimi, me titull “Diplomacia e dehur”, ndër të tjera, përfshin foto nga kamerat e sigurisë, të cilat, sipas autorit, tregojnë Kolevin duke u lëkundur, pastaj duke hipur në një makinë me targa diplomatike  dhe duke shkaktuar një incident./Alsat.mk.

Komento: