Mefail Bajqinovci që dikur shoqërohej me Albert Shabanin, tash e quan burim anonim: Nuk kam shtëpi në Mal të Zi

16:35 | 09 Prill 2026
mefail-bajqinovci-qe-dikur-shoqerohej-me-albert-shabanin,-tash-e-quan-burim-anonim:-nuk-kam-shtepi-ne-mal-te-zi

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas akuzave nga ish-militanti Albert Shabani, se ka pronë në Mal të Zi.

Përderisa dikur shoqërohej e ishte i afërt me Shabanin, sot e quan burim anonim.

Postimi:

Sqarim

Të njëjtat media që me herët shpifën se kinse e kam punësuar vëllanë në KEK, pastaj u morën me gruan, dje paskan “cituar qytetarë” kinse kam shtëpi në Mal të Zi.

Une nuk kam asnjë shtëpi, asnjë pronë dhe asgjë jashtë Kosovës.

Është shqetësuese se si disa media citojnë burime anonime pa bërë verifikimin më bazik, pa më kontaktuar fare për të pyetur nëse kjo është e vërtetë. Kjo nuk është gazetari, por shpërndarje e qëllimshme e rrenave.

Nacionale, Insajderi etjj mund të citojnë këdo, por pa e marrë përgjigjen time kanë plasuar gënjeshtra rreth një prone që nuk ekziston.

Ju them me plotë përgjegjës se asnjë pronë, shtëpi apo banesë nuk posedoj jashtë Kosovës. Pra, të gjitha janë gënjeshtra.

Komento: