Lidhja e Bizneseve të Kosovës pas lincimit publik të gjyqtarit të Komerciales: Të ndalet presioni politik mbi drejtesinë

16:40 | 09 Prill 2026
lidhja-e-bizneseve-te-kosoves-pas-lincimit-publik-te-gjyqtarit-te-komerciales:-te-ndalet-presioni-politik-mbi-drejtesine

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim për zhvillimet që lidhen me vendimin gjyqësor për dëmshpërblimin prej mbi 32 milionë eurosh, duke kërkuar transparencë të plotë, profesionalizëm dhe trajtim institucional.

Në reagim theksohet se sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë i pavarur dhe pa ndërhyrje politike, ndërsa shton se vendimet e drejtësisë s’duhet të politizohen dhe se presionet e jashtme cenojnë besimin në institucione.

“Si Lidhje e Bizneseve të Kosovës, shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me vendimin gjyqësor për dëmshpërblimin prej mbi 32 milionë eurosh. Raste të tilla, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin publik dhe në klimën e të bërit biznes, kërkojnë transparencë të plotë, profesionalizëm të lartë dhe trajtim të kujdesshëm institucional. Në të njëjtën kohë, theksojmë se është thelbësore që sistemi i drejtësisë të funksionojë i pavarur dhe i lirë nga çdo ndërhyrje politike. Vendimet e drejtësisë nuk duhet të politizohen, ndërsa çdo presion i jashtëm cenon besimin në institucione dhe krijon pasiguri për sektorin privat”, thuhet në reagim.

Komento: