
Sot shënohet Dita e Kushtetutës së Kosovës, dokumentit që garanton liritë, të drejtat dhe rendin demokratik të shtetit tonë.
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se Kushtetuta nuk është vetëm tekst i shkruar në letër, por themeli mbi të cilin ndërtohet drejtësia, barazia dhe përgjegjësia institucionale.
Ndërsa ka thënë se ata që betohen ta mbrojnë Kushtetuten, janë pikërisht vet ata që të parët e shkelin atë.
“Ironia më e madhe është kur pikërisht ata që betohen ta mbrojnë, janë ndër të parët që e shkelin. Nuk mjafton ta nderosh Kushtetutën një ditë në vit, nëse gjatë ditëve tjera e trajton si pengesë politike e jo si obligim shtetëror. Respekti për Kushtetutën dëshmohet me veprime, jo me deklarata. Kosovës i duhen institucione që e zbatojnë ligjin, jo që e interpretojnë sipas interesit të momentit”, ka thënë Hoti.