
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po merrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë takimit, ai theksoi stabilitetin dhe përparimin e Kosovës si demokraci, me institucione funksionale dhe siguri të lartë. Konjufca po ashtu kritikoi ndërhyrjet e Beogradit në proceset zgjedhore dhe mbështetjen e Listës Serbe, duke theksuar se Kosova ka mbrojtur integritetin e saj nga ndërhyrjet e jashtme.
“Mora shënime në raportin e PSSPS-së cili ofron një përmbledhje të detajuar të për zhvillimet politike në Kosovë, përkundër disa elementeve jo fort objektive që nuk reflektojnë në ngjarjet. Republika e Kosovës vazhdon të lulëzojë si demokraci stabile me institucione funksionale dhe polici profesionale e siguri dhe është në pajtueshmëri të lartë me të drejtat e njeriut”.
“Kosova ka ndërtuar institucione demokratike e të pavarura. Qeveria e sapoformuar do të vazhdojë me programin për ta bërë Kosovën më të sigurt. Megjithatë, Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet dekstruktiv, duke u përpjekur që të ndërhyjë në zgjedhje duke u përpjekur për ta mbështetur Listën Serbe. Ne e kemi penguar ndërhyrjet e tilla të huaja dhe kemi arritur ta ruajmë integritetin”, tha Konjufca./KK