Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Presidenti Trump dhe populli amerikan po dëgjojnë me vëmendje

17:20 | 09 Prill 2026
perfaqesuesja-e-shba:-kurti-dhe-vuciq-t’i-evitojne-eskalimet,-presidenti-trump-dhe-populli-amerikan-po-degjojne-me-vemendje

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë një të ardhme të sigurtë, pa tensione politike dhe pa probleme të ricikluara.

Ajo ka thënë se mesazhi i SHBA-së për kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca, dhe ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, është se e vetmja rrugë përpara është normalizimi.

“Ne vlerësojmë faktin që populli i Kosovës dhe i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë një të ardhme pa tensione ppolitike e probleme të ricikluara. Mesazhi jonë për z. Gjuriq dhe z Konjufca është i thjeshtë. Rruga e vetme përpara është normalizimi”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesja e SHBA-së ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump dhe populli amerikan janë duke vëzhguar me kujdes që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmes.

“Z. Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes sa që ju të zotoheni qartë për të punuar e prosperuar sëbashku”, ka deklaruar Bruce.

Ajo ka thënë se SHBA-ja shpreson të shoh teksa Kurti dhe Vuçiq ulin tensionet dhe ulen në tavolinë, duke potencuar se Uashingtoni do të punojë afër me liderë që shohin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

“Shpresojmë që km Kurti dhe Vuciq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.

Komento: